Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i këngës "Lart" në interpretim të duetit të këngëtarit Miro dhe artistes Kojna Ruseva, që shënoi fillimin e projektit "Artistë që këndojnë".
Marijana Popova e cilëson këngën e saj “E vërteta” si më të preferuarën në repertorin e saj, madje duke i emërtuar një album dhe turne.
Kombinimi i butë i muzikës dhe i tekstit i sjell krijueses Biljana Angellova një sërë çmimesh. Në vitin 2015, në konkursin "Pranvera" të Radios Kombëtare Bullgare, kënga "Fjalë të palindura" e interpretuar nga Hristina Zhivkova fitoi dy çmime - për debutimin dhe çmimin e publikut. Në konkursin “Melodia e Vitit për Fëmijë 2020”, kënga “Burimi im” u dallua me çmimin e parë. Në vitin 2023 në Konkursin “Sofja Këndon” mori çmim mediatik me këngën “Ji dita ime”, kënduar nga Margarita Hranova. Kjo është një tjetër këngë e shkruar nga Biljana Angellova dhe rikrijuar nga Margarita Hranova.
Ato u takuan në vitin 2016 dhe mes tyre u krijua një miqësi dhe një bashkëpunim të frytshëm. Biljana thotë se zëri i Margarita Hranova e frymëzon me gamën e tij të jashtëzakonshme, dritën në lartësi dhe butësinë në regjistrin e ulët, si dhe me pasurinë e madhe të emocioneve. Këtë e dëgjojmë edhe në këngën “Ëndërr” me muzikë dhe tekst të Biljana Angellova dhe aranzhim të Georgi Cvetkov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, Facebook / Margarita HranovaNjë nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..
Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..