Prej më shumë se 300 vitesh, ora e kullës së vjetër në Peshtera po zgjon banorët e këtij qyteti të maleve Rodope. Kjo është kulla e dytë më e vjetër me orë në Bullgari dhe tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit. Vitin e kaluar, "Sahata", siç e quajnë banorët vendas kullën, u restaurua dhe mekanizmi i orës u zëvendësua me një elektronik. Së fundmi, "Sahata" po i kënaq edhe një herë banorët e Peshterasë disa herë në ditë me tingujt e saj të këndshëm.
Shumë vite më parë, ora shërbente për rregullimin e jetës ekonomike, duke shënuar fillimin dhe mbarimin e ditës së punës të zejtarëve në punishte dhe dyqane. Asokohe esnafët ishin organizata shumë serioze me akte të rrepta nënligjore dhe të gjitha duhej të hapeshin dhe mbylleshin në të njëjtën kohë, që të mos kishte konkurrencë.
Dokumentet tregojnë se kulla e sahatit është braktisur pas Çlirimit dhe është vjedhur mekanizmi. Ai u restaurua më pas në vitet 1970. Për shumë vite, deri në vdekjen e tij, për mirëmbajtjen e “Sahata” është kujdesur plaku Halill. Tani e bën gruaja e tij. 88-vjeçarja e mban gjithmonë të pastër zonën përreth kullës dhe mbron “Sahata” nga vandalët.
Foto: svetimesta.comPërpiloi: Gergana Mançeva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..