Prej më shumë se 300 vitesh, ora e kullës së vjetër në Peshtera po zgjon banorët e këtij qyteti të maleve Rodope. Kjo është kulla e dytë më e vjetër me orë në Bullgari dhe tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit. Vitin e kaluar, "Sahata", siç e quajnë banorët vendas kullën, u restaurua dhe mekanizmi i orës u zëvendësua me një elektronik. Së fundmi, "Sahata" po i kënaq edhe një herë banorët e Peshterasë disa herë në ditë me tingujt e saj të këndshëm.
Shumë vite më parë, ora shërbente për rregullimin e jetës ekonomike, duke shënuar fillimin dhe mbarimin e ditës së punës të zejtarëve në punishte dhe dyqane. Asokohe esnafët ishin organizata shumë serioze me akte të rrepta nënligjore dhe të gjitha duhej të hapeshin dhe mbylleshin në të njëjtën kohë, që të mos kishte konkurrencë.
Dokumentet tregojnë se kulla e sahatit është braktisur pas Çlirimit dhe është vjedhur mekanizmi. Ai u restaurua më pas në vitet 1970. Për shumë vite, deri në vdekjen e tij, për mirëmbajtjen e “Sahata” është kujdesur plaku Halill. Tani e bën gruaja e tij. 88-vjeçarja e mban gjithmonë të pastër zonën përreth kullës dhe mbron “Sahata” nga vandalët.
Foto: svetimesta.comPërpiloi: Gergana Mançeva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..
Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..
Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..