Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore vazhdon të mbajë titullin për universitetin më prestigjioz në Bullgari

Foto: UNSS

Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNSS) mori edhe një vit “Oskar Akademik”, njoftoi BTA. Sistemi i vlerësimit të shkollave të larta e përcakton UNSS si një shkollë të lartë me akreditimin më të lartë institucional. Sipas punëdhënësve dhe mësuesve në shkollat ​​e larta ky universitet është shkolla e lartë më prestigjioze në fushën profesionale të “Ekonomisë”. Punëdhënësit preferojnë studentët e ekonomisë që janë diplomuar në UNSS dhe mbi 97 për qind e të diplomuarve të këtij universiteti prezantohen me sukses në tregun e punës dhe gjejnë një punë. Së bashku me 21 shkolla të larta dhe universitete, UNSS mori pjesë në forumin "Arsimi i Lartë në Bullgari", i cili u organizua nga konsulentët e karrierës në Qendrën për Mbështetjen e Zhvillimit Personal - Kompleksi i Bashkuar i Fëmijëve në qytetin Kjustendill.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD