Në vitin 1936 "Radio Sofja" (sot Radioja Kombëtare Bullgare) filloi transmetimin e programeve jashtë shtetit përmes një radiotransmetuesi me valë të shkurtra, i cili fitoi popullaritet si Radiostacioni "Elsa". Sot, Programi "Radio Bulgaria" e prezanton Bullgarinë para botës në 11 gjuhë - shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, rusisht, serbisht, spanjisht, rumanisht, turqisht dhe bullgarisht.
Vendosëm që të shfletojmë gazetat e vjetra për të zbuluar se si shtypi bullgar e pasqyronte veprimtarinë e Radio Bullgarisë ndër vite dhe i mblodhëm për ju faktet më interesante.
"Shumë nga dëgjuesit bullgarë të radios nuk dyshojnë për ekzistencën e programit të tretë kombëtar të BNR-së, të quajtur "Radio Bullgaria". Megjithatë, kjo nuk i shqetëson ata që punojnë në të, sepse e dinë se shumë amerikanë nuk kanë dëgjuar për "Zërin e Amerikës" - shkruan gazeta "Duma".
"Ka një radio që pothuajse askush nuk e dëgjon në Bullgari. Megjithë logjikën e shëndoshë, ajo nuk falimenton dhe nuk ndalet. Përkundrazi, transmeton prej 70 vitesh, sepse dëgjuesit e saj jetojnë jashtë Bullgarisë. Kjo është Radio Bullgaria”, shkruan gazeta “24 Çasa” me rastin e përvjetorit tonë në vitin 2007.
Rezulton se "Radio Bullgarinë” e dëgjojnë edhe qeveritë e huaja" - shkruan gazeta "Trud" në vitin 1999. Sipas këtij informacioni, 44 banka tregtare dhe investuese, 38 departamente qeveritare, 26 institucione akademike dhe firma të shumta konsulente informohen rregullisht për zhvillimet në vendin tonë.
Në një intervistë të vitit 1985 për Gazetën "Narodna Mlladesh", zëvendëskryeredaktori i atëhershëm Atanas Cenov ndau: "Shumë dëgjues jashtë shtetit kanë organizuar klubet “Miqtë e Radio Sofjes". Numri i tyre është rreth 300. Ata i bashkon interesi për Bullgarinë. Klubet organizojnë ekspozita për Bullgarinë dhe mes të afërmve dhe miqve të tyre shpërndajnë materialet e ndryshme - postera, libra, që ne u dërgojmë”.
Një histori interesante që lidhet me këtë vëmendje ndaj dëgjuesve tregohet në gazetën “Trud” në numrin e saj të 11 tetorit 1993: "Gjëja e parë që një argjentinas shpëtoi nga flakët e zjarrit në shtëpinë e tij ishin suveniret e "Radio Bullgarisë". Më pas ai i kërkoi gruas së tij t'i shkruante një letër redaktorëve sepse i ishin djegur duart..."
Në të njëjtin artikull lexojmë fakte të tjera interesante. Në një qytet të vogël të Amerikës Latine, njerëzit nga e gjithë rruga zgjodhën një person përgjegjës për korrespondencën, sepse pullat për në Bullgari ishin të shtrenjta. Ndërsa një mësues nga një shkollë e mesme në një shtet australian regjistronte programet e "Radio Bullgarisë" në kasetë dhe i lëshonte në stacionin lokal VHF.
Ndodhi qesharake me kolegët tanë nga redaksia shqip janë përshkruar në Gazetën "Trud" të vitit 1998. Kur redaktorjapërgjegjëse Zoja Kostadinova vizitoi Shqipërinë për herë të parë, doganieri e njohu atë... përderisa ajo me zë të lartë po lexonte emrin e saj nga pasaporta. Pas disa kohësh, një tjetër nga gazetaret, në një tjetër pikë kontrolli, u identifikua nga një doganier si përfaqësuese e "Radio Bullgarisë".
Më shumë fakte interesante mund të lexoni këtu, dhe ne përfundojmë me një citat nga gazeta “Rabotniçekso Dello” nga 23 prilli 1989: “Gazetarët që përgatisin emisionet për jashtë vendit nuk gëzojnë popullaritetin e “yjeve” të njohur radioteleviziv. Puna e tyre mbetet e padukshme për dëgjuesin bullgar dhe shoqërinë e gjerë në vendin tonë. Por letrat-mesazhe dhe komentet e shumta të sinqerta, që kaluan shumë kufij, janë njohje dhe përgjegjësi, të cilat e detyrojnë zërin e “Radio Sofjes” të tingëllojë i pastër dhe i sinqertë në eter.”
Përpilues: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Desisllava Semkovska
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..