Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

E shtuna dhe e diela do të jenë të ngrohta me vranësira në perëndim dhe me diell në lindje

Foto: BTA

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje dhe në lugina 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell mbi Bullgarinë Perëndimore, por vranësirat nga perëndimi do të rriten deri në të konsiderueshme, ndërsa pasdite do të jetë me diell në lindje. Era e jugut do të rrisë temperaturat. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 16 dhe 21°, në kryeqytet - 16°.

Në bregun e Detit të Zi në mëngjes do të mbajë mjegull e më pas do të kemi mot me diell. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 15-19°. Temperatura e ujit të detit është 7-8°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore në drejtim të perëndimit do të mbajë mot me vranësira, por pa reshje. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 10°, në 2000 m deri në 3°.

Të dielën moti do to mbetet i ngrohtë. Mbi Bullgarinë Perëndimore vranësirat do të jetë e konsiderueshme, në vende të izoluara mund të ketë reshje të dobëta shiu, në pjesën më të lartë të Rillës dhe Pirinit do të bjerë borë e dobët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD