Një lajmëtar i hershëm i pranverës ka habitur banorët e fshatit Podkrepa. Lejleku i parë i vitit fluturoi papritmas në fshatin Haskovo edhe para se banorët e tij të kenë vendosur veroret e tyre. Lejleku Danço ka ardhur plot 5 ditë më herët sesa pritej. Ai mbërriti më 20 shkurt, ndërsa vitin e kaluar u shfaq më 25. Danço zbarkoi në folenë ekzistuese të një shtylle elektrike pranë tempullit të Profetit të Shenjtë Ilija dhe menjëherë filloi ta përgatiste folenë për familjen e tij. Në vitin 2023, gjashtë çifte lejlekësh zgjodhën Podkovën si shtëpinë e tyre. Vendasit shpresojnë të mirëpresin edhe shumë vëllezër dhe motra të Danços në muajin e ardhshëm.

Ndërkohë qytetarët e burgasit u befasuan nga një pamje e pazakontë. Pak ditë më parë mes blloqeve të banimit të kompleksit “Llazur” në qytetin bregdetar është shfaqur...një flamingo rozë. Krijesa ishte pa lëndime të dukshme dhe në gjendje të mirë. Zogu ekzotik u shënua me një unazë nga një ornitolog ekspert dhe u lirua në rezervatin e afërt "Liqeni Atanasovsko". Vitet e fundit është rritur numri i flamingove rozë në liqenin Atanasovsko, liqenin Pomorijsko dhe zonën e mbrojtur “Poda” afër Burgasit, transmeton BTA. Në janar të vitit të kaluar, ornitologët numëruan më shumë se 2700 zogj që dimërojnë në këto zona.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..