Ambasadori i SHBA në Bullgari Kenneth Merten tha për bTV se një shitje e mundshme e rafinerisë së naftës në Burgas “Neftohim” te një kompani bullgare ose evropiane është një ide e mirë. Ai tha se përfaqësues të kompanive amerikane kanë vizituar Bullgarinë për të diskutuar mbi shitjen e “Neftohim”. “Nuk jam në gjendje të them se sa serioze janë synimet e tyre për të blerë rafinerinë”, sqaroi diplomati dhe shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e nënshkruar mes SHBA-së dhe Bullgarisë për punë të përbashkët në projektet bërthamore. Ndërtuesi i njësive të reja të termocentralit “Kozlloduj” duhet të respektojë vlerat e Bullgarisë dhe të vendeve partnere të saj, kërkoi Merten. SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera. E vetmja këshillë që mund t'u japë pushtetarëve të vendit është të ulen me partnerët apo kundërshtarët e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për problemet, komentoi ambasadori amerikan në Sofje për situatën e brendshme politike.
Presidenti i Serbisë flet për zgjedhje të parakohshme parlamentare Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk mund të kandidojë sërish për postin në zgjedhjet e ardhshme dhe se "as që i shkon ndër mend" të ndryshojë kushtetutën..
Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..