Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin për ndryshime në Ligjin për të Huajt në Bullgari. Qëllimi është lehtësimi i regjimit të qëndrimit në vendin tonë për qytetarët nga vendet e treta – specialistë të kualifikuar dhe punëtorë sezonalë. Harmonizohen kërkesat për qëndrim të përhershëm të të huajve në Bullgari, optimizohet procedura për dhënien e së drejtës së qëndrimit afatgjatë investitorëve dhe verifikimi i kushteve të investimit i caktohet Agjencisë Bullgare të Investimeve. Dënime parashikohen edhe për kundërvajtjet administrative të të huajve që nuk kanë respektuar legjislacionin aktual që rregullon të drejtën e qëndrimit dhe punës në vendin tonë. Është lehtësuar barra administrative për punëdhënësit - me ndryshimet e bëra, dëshmia e adresës së banimit të të huajit nuk do të kërkohet në grupin fillestar të dokumenteve të lejes së qëndrimit. Kjo do të ndodhë vetëm pasi ai të hyjë në territorin e vendit. Një ndryshim po vendoset në drejtim të eliminimit të mundësisë së dhënies së qëndrimit për të huajt që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtari jofitimprurëse.
Që ndryshimet të hyjnë duhet të miratohen nga Kuvendi Popullor.
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..