Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka uruar vendin tonë për festën kombëtare. “Në emër të Shteteve të Bashkuara, pranoni urimet e mia më të mira popullit bullgar me rastin e 146 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë”, tha ai.
Antony Blinken thekson se vendi i tij vlerëson thellësisht marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë, të cilat zgjasin për mbi 120 vjet.
“Partneriteti ynë, i bazuar në idealet e përbashkëta demokratike, kontribuon në paqen dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe në unitetin dhe sigurinë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, shtoi Sekretari i Shtetit. Ai theksoi gjithashtu faktin se Bullgaria dhe SHBA janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe popullin e saj, të cilët luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni ushtarak i Kremlinit.
“Unë pres një partneritet të ardhshëm për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe të drejtë për dy kombet tona liridashëse”, përfundoi Antony Blinken në deklaratën e tij.Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..