Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor 2023, borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë (privat dhe publik) ishte mbi 45 miliardë euro, që është 47,9% e PBB-së dhe u rrit me 820 milionë euro. Rritja është 1.9% krahasuar me një vit më parë.
Në shkurt 2024, situata ekonomike në vend ka mbetur pranë nivelit të një muaji më parë. Ka përmirësim të klimës së biznesit në industri, pa ndryshim në ndërtim dhe tregti me pakicë dhe rënie të lehtë në sektorin e shërbimeve, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në shkurt është 22,6%, krahasuar me 22,8% në fillim të vitit 2024.Pas muajsh me inflacion të ulët, madje edhe me një deflacion të përkohshëm, pra ulje të çmimeve në muajin prill të këtij viti, të paktën sipas të dhënave zyrtare të statistikës kombëtare, tendenca u përmbys papritur. Më 15 korrik, vetëm disa ditë pasi..
Treguesi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve, ose, me fjalë të tjera, vlerësimi i tyre për të ardhmen e tyre ekonomike në Bullgari dhe situatën aktuale ekonomike, vazhdon të bjerë, dhe në korrik 2025 ra me 4.7 për qind në minus 21.1 për..
Nga gati 2 milionë pensione, Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore u paguan 16 000 prej tyre bullgarëve jashtë vendit. Numri më i madh i pensionistëve bullgarë që jetojnë jashtë është në Gjermani – 4100. Ka edhe nga një pensionist bullgar në..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..