Një platformë punësimi për refugjatët në Bullgari do të lidhë refugjatët me punëdhënësit. Ajo u krijua nga Fondacioni për Qasje në të Drejtat - PHAR, në partneritet me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, njoftoi BNR-Radio Sofje. Të dhënat tregojnë se që nga dhjetori 2023, me mbrojtje të përkohshme në vend u regjistruan 67 769 refugjatë ukrainas, dhe më shumë se 22 000 - kryesisht sirianë dhe afganë - aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare. Ideja është që refugjatët me aftësi, përvojë dhe talent të ndryshëm të mund të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të pasurojnë tregun lokal të punës.
Platforma vëren se ekspertët e saj janë të gatshëm t'u përgjigjen pyetjeve në gjuhën ukrainase, ruse, arabe, farsi ose pashto.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..