Libri "Ukraina: Lufta dhe krimi" me vepra të 93 fotoreporterëve nga 29 vende do të prezantohet sonte në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes. Botimi tregon për realitetin përtej lajmeve - histori personale të të mbijetuarve të pushtimit rus të Ukrainës, dëshmi të mizorive të kryera. Shpesh fotografët, veprat e të cilëve janë përfshirë në libër, janë ndër personat e parë që hyjnë në vendbanimet e çliruara.
Botimi i parë i librit, i cili doli në korrik 2023 në anglisht dhe ukrainisht, u dallua si libri më i mirë në Çmimet Ndërkombëtare për Fotografi 2023 /International Photography Awards (IPA)/.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..