Mëngjesin e sotëm dhjetëra laikë u dyndën drejt Kishës Metropolitane “E Diela e Shenjtë” për të nderuar kujtimin e Patriarkut Neofit. Në të njëjtën kohë, besimtarë nga i gjithë vendi udhëtuan qindra kilometra drejt Manastirit të Trojanit, ku u shugurua Neofiti, për t'u lutur për shpirtin e tij.
“Humbja është e madhe, sepse ka ndërruar jetë një person me vlerë”, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Mitropoliti i Lloveçit Gavriil. “Qëndrimi i Patriarkut Neofit ndaj njerëzve ka qenë gjithmonë i përulur dhe i dashur, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ata të ndjejnë se ekzistojnë marrëdhënie të sinqerta”. Sipas Mitropolitit Gavriil, zgjedhja e një Patriarku të ri nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por mbetet shpresa se asgjë nuk ndodhë pa vullnetin e Zotit dhe se do të zgjidhet më i përshtatshmi, i cili do të përballet më së miri me problemet dhe do ta çojë kishën përpara.Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i..