Mëngjesin e sotëm, pak para orës 8, në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” u prehen eshtrat mortore të Patriarkut Bullgar Neofit dhe adhurimi filloi në orën 08.30. Gjatë gjithë ditës, besimtarët do të mund t'i thonë lamtumirë bariut të tyre shpirtëror dhe të përkulen para tij. Bariu ynë shpirtëror u largua nga kjo botë më 13 mars dhe lidhur me këtë 15 dhe 16 mars u shpallën Ditë Zie Kombëtare. Flamuri ynë kombëtar, në godinat e të gjitha institucioneve shtetërore, është ulur në gjysmështizë. Në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike bullgare jashtë vendit janë hapur libra ngushëllimi. Janë ndryshuar programet e medias sonë kombëtare, janë anuluar emisionet argëtuese dhe të papërshtatshme. Ngjarjet zyrtare dhe laike të paracaktuara, me përjashtim të atyre të natyrës personale, duhet t'i përshtaten zisë kombëtare, të shtyhen ose të anulohen.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..