Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përcolli Patriarkun Neofit në udhëtimin e tij të fundit tokësor

Kisha "Lindja e Krishtit" në kryeqytet
Foto: Kisha "Lindja e Krishtit"

Sot ishte Dita e dytë e Zisë Kombëtare, në të cilën Bullgaria i dha lamtumirën e fundit udhëheqësit të saj shpirtëror, Patriarkut Neofit, i cili na la më 13 mars pas një sëmundjeje të gjatë. Për të përcjellë Shenjtërinë e Tij Patriarkun Bullgar dhe Mitropolit të Sofjes në udhëtimin e tij të fundit tokësor, qindra laikë, përfaqësues të klerit bullgar dhe të huaj u mblodhën në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski".

Ndër pranishmit në Liturgjinë e Shenjtë të varrimit të peshkopëve ishin presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova, kryeministri dhe zëvendëskryeministrja në dorëheqje Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel, kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov, presidenti i Bullgarisë në periudhën 2002 - 2012 Georgi Parvanov, mbreti i fundit bullgar dhe ish-kryeministër Simeon Sakskoburggotski.

Mes të pranishmëve në meshën përkujtimore të peshkopëve në kujtim të Shenjtërisë së Tij në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” ishin edhe Mitropoliti Epifanij i Kishës Ortodokse në Ukrainë, ambasadorja e Ukrainës Olesja Ilashçuk dhe ambasadorja e Rusisë Eleonora Mitrofanova. Kisha Ruse u përfaqësua nga Mitropoliti i Evropës Perëndimore Nestor. “Kisha jonë vajton së bashku me bullgarët dhe popullin bullgar”, tha ambasadori rus. Prania e mitropolitit ukrainas Epifanij shkaktoi polemika në mesin e përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Bullgare, pasi Kisha Ortodokse e Ukrainës ka një tomos nga Patriarku Ekumenik, por nuk njihet nga kishat e tjera ortodokse, duke përfshirë edhe atë bullgare.

Shërbimi drejtohej nga Mitropoliti Joan i Varnës dhe i Velik Presllavit, i cili është nënkryetar i përkohshëm i Kishës Ortodokse Bullgare.

Liturgjia u pasua nga një liturgji funerale, e udhëhequr nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu, së bashku me përfaqësues të kishave ortodokse lokale dhe peshkopë të Kishës Ortodokse Bullgare.

“Nuk do t'i harroj fjalët e patriarkut, se besimi në mirësi duhet të na bashkojë dhe të na forcojë si komb”, theksoi presidenti Radev para gazetarëve. "Sot është një ditë e trishtuar jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për të gjithë ne", vuri në dukje Patriarku Ekumenik Bartolomeu.

Pas ceremonisë mortore me një kortezh litik, trupi i patriarkut bullgar u shoqërua me mijëra njerëz deri në Katedralen Metropolitane “Shën E Diela” për t'u prehur përgjithmonë, sipas dëshirës së tij. Eshtrat mortore u transportuan me një karrocë, me të cilën para shumë vitesh Mbreti Borisi i Tretë u përcoll në udhëtimin e tij të fundit tokësor. Ndryshe nga viti 1943, kur karroca tërhiqej nga kuajt, sot ajo bëhej nga një makineri ushtarake, saktëson BNT. Eshtrat mortore të Patriarkut Neofit u prehen në anën jugore të kishës "Shën E Diela".

Dhe në fund, le të kujtojmë një nga amanetet që na la Patriku Neofit në nëntor 2021: “Zoti i Gjithëmëshirshëm na dhuroftë bujarisht të gjithëve urtësi dhe largpamësi, dashuri për të afërmin dhe mendim për tjetrin, duke na çliruar nga çdo egoizëm dhe mendjemadhësi, nga çdo krenari dhe mospërfillje, nga fatkeqësia e kohës së sotme - pandjeshmëria ndaj të tjerëve, të cilat janë pengesat më të dhimbshme përpara nesh në rrugën tonë drejt Krishtit dhe Mbretërisë së Tij”.


Foto: Kisha "Lindja e Krishtit", Hristo Kasabov/BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Centrali atomik

Në centralin atomik “Kozlloduj”, karburanti rus zëvendësohet me karburant amerikan

Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot do të mbahet ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe ministri i energjetikës Vlladimir Malinov. Në..

botuar më 24-05-29 5.35.PD

Një ekspozitë mjekësore ndërkombëtare mbledh pjesëmarrës nga 12 vende në Sofje

Ekspozita ndërkombëtare Bulmedika/Buldental/Derma dhe Estetika 2024 hapet në Qendrën Inter Ekspo të Sofjes. Forumi, i cili do të zgjasë deri më 31 maj, mbledh 180 pjesëmarrës nga 12 vende në tre kontinente. Mjekësia estetike dhe dermatologjia do të jenë..

botuar më 24-05-29 4.40.PD

Parashikimi i motit për 29 majin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-05-28 7.35.MD