"Rrugë të mbarë për në shtëpi, mbreti Ferdinand" - nën këtë titull, shërbimi për shtyp i qytetit gjerman të Koburgut tregoi për shërbimin solemn të lamtumirës në kishë, me të cilin banorët e qytetit i thanë lamtumirë bashkëqytetarit të tyre të shquar. Eshtrat mortore të mbretit bullgar Ferdinand I kthehen në Sofje 76 vjet pas vdekjes së tij në mërgim në Koburg në vitin 1948. Kështu i plotësohet dëshira e tij për t'u varrosur në tokën bullgare. Në shërbesën kishtare të hënën në kishën e Shën Agustinit ishte i pranishëm edhe ambasadori bullgar në Berlin, Grigor Porozhanov.
Mbreti Ferdinand jo vetëm që ka jetuar në Koburg për 30 vjet, por gjithashtu është ndier i lidhur me qytetin dhe ka bërë shumë për të. Ai e ka sponsorizuar bujarisht Muzeun e Shkencave Natyrore, ka mbështetur ndërtimin e një shkolle të re tregtare dhe, nga mesi i viteve 1920, ka bërë donacione vjetore për të varfrit në qytet.
Foto: coburg.de
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. “Nëse jemi të bashkuar dhe të përqendruar rreth prioriteteve kombëtare, vetëm..
Shoqata bullgaro-zvicerane "Kanatica", ruajtëse e traditave, gjuhës dhe kulturës bullgare, përcolli një përshëndetje përmes Facebook-ut drejtuar bullgarëve në mbarë botën me rastin e 22 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë. “Në 22 shtator,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës, pritet që ai të mbajë një fjalim para Asamblesë dhe të zhvillojë..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të..