Objektivi kryesor i Bullgarisë mbetet heqja e kontrollit kufitar tokësor brenda zonës Shengen sa më shpejt që të jetë e mundur brenda vitit. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Rosen Zheljazkov në një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Austrisë Wolfgang Sobotka, transmetoi BTA. Sipas tij, kjo do t'i japë një shtysë edhe më të madhe marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Presidenca belge e BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare do të miratojnë deri në mesin e vitit 2024 një vendim për integrimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kjo është shënuar në një projekt-rezolutë që do të votohet më 19 mars në Komisionin e Peticioneve të Parlamentit Evropian. Dokumenti shqyrton problemet në trajtimin e trafikut të mallrave të rënda në pikat kufitare brenda zonës së lëvizjes së lirë.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të..
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, konfirmoi sot në Veliko Tërnovo lajmin që u njoftua nga zëdhënësi i Komisionit..
Bullgaria nuk do ta ndryshojë sistemin dhe politikën e saj tatimore. Kjo u deklarua në Veliko Tërnovo nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në lidhje me përfundimet e misionit të fundit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..