Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Nga këtu deri në përjetësi" me Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski

Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski
Foto: BNR

“Nga këtu deri në përjetësi” do të na çojnë këngëtarja Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski – pianist, kompozitor dhe aranzhues. Kjo do të ndodhë me ndihmën e Big Band-it të BNR-së me dirigjent Antoni Donçev në një koncert më 21 mars, në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Programi i larmishëm përfshin pjesë origjinale që janë krijuar për Mirosllava Kacarova gjatë viteve, kryesisht nga Mirosllav Turijski. Shumica prej tyre janë bazuar në tekste të saj në bullgarisht. Të gjitha aranzhimet janë të Mirosllav Turisjskit.

Mirosllava dhe Mirosllav janë muzikantë të njohur të skenës së xhazit jo vetëm në vendlindjen e tyre në Plovdiv, por edhe në shkallë kombëtare, kanë krijuar muzikë së bashku për më shumë se dhjetë vjet.

Me koncertin "Nga këtu deri në përjetësi", dy muzikantët po zgjerojnë aktivitetet e tyre krijuese, duke gëzuar mundësinë për të punuar me Big Band-in e BNR.


"Puna me Big Band-in e BNR-së është shumë e këndshme për mua, sepse nga njëra anë, dirigjenti Antoni Donçev është një nga muzikantët më të mirë të xhazit në Bullgaridhe unë personalisht kam një respekt shumë të madh për të. Nga ana tjetër, ne jemi miq dhe provat kalojnë me humor të madh. Shumica e muzikantëve në Big Band gjithashtu janë miqtë tanë. Kështu që atmosfera e punës është shumë e këndshme. E pres me padurim këtë koncert më 21 mars, ditën, kur zakonisht festojmë pranverën e parë, kështu që përveç muzikës së mirë do të festojmë edhe pranverën dhe jetën e re. Ejani!"


Foto: BNR, Facebook / Mirosllava Kacarova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD