Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane "Bradley" në stërvitje të përbashkëta në Poloni.
Foto: EPA/BGNES

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për shembull, prania e personelit ushtarak amerikan në Sofje shkaktoi shqetësime se forcat amerikane po vendoseshin në Bullgari. Pohimi u hodh poshtë nga Ekipi i Kontrollit të Fakteve të BNR-së, i cili konstatoi se kalimi i ushtarakëve ishte një procedurë standarde.

Për të shmangur keqinterpretimet, Ministria bullgare e Mbrojtjes paralajmëron rregullisht për procedura të tilla të planifikuara, siç është lëvizja e pajisjeve ushtarake dhe personelit ushtarak, që zakonisht është e nevojshme për stërvitje dhe parada.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve për autokolona ushtarake që kalojnë rrugët, përdoruesit e rrjeteve sociale vazhdojnë të përhapin panik duke thënë se ushtarët bullgarë po përgatiten për t'u dërguar në fushën e betejës në Ukrainë.

Për shembull, në një video të datës 12 mars të shpërndarë gjerësisht në Facebook, shihen kamionë me regjistrim të huaj që transportojnë pajisje të rënda ushtarake. Në përshkrimin e klipit thuhet se është ai është filmuar rrugës për në Sliven dhe po transportohen tanqe. Autori i videos pyet “Për çfarë janë dhe a mos po na bëjnë gati të na kthejnë në copa thëngjilli në fushën e betejës?”.


Komentuesit nën video i perceptojnë pamjet në mënyra të ndryshme, por më shpesh u komentuan si veprime për dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Prandaj, ekipi i verifikimit të fakteve të BNR-së vendosi të kontrollojë besueshmërinë e kësaj teorie.

Pohimi: Më 12 mars, kamionë të huaj transportuan tanqe përmes territorit tonë deri në Ukrainë

Në përgjigje të BNR-së, qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes sqaroi se në datën 12 mars, kur dyshohet se është filmuar videoja e publikuar, po kryhej ridislokimi i mjeteve luftarake të këmbësorisë, që në fakt janë pajisjet e filmuara në video.

Që në 8 mars, qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes shpërndau informacione për lëvizjen e ardhshme të personelit dhe pajisjeve ushtarake përgjatë rrjetit rrugor republikan në lidhje me rotacionin e formacioneve ushtarake nga ushtritë aleate që marrin pjesë në stërvitje të përbashkët me ushtarakë nga ushtria bullgare.

“Personeli ushtarak i Forcave Tokësore të SHBA-së do të transportohet nga 10 marsi deri në fund të muajit nga aeroportet civile në kryeqytet dhe vend”, thekson gjithashtu Ministria e Mbrojtjes.

Në periudhën 11-17 mars të këtij viti Pajisjet ushtarake të kontingjentit italian nga Grupi Luftarak Shumëkombësh i NATO-s në Bullgari lëvizën përgjatë rrjetit rrugor republikan nga kufiri me Republikën e Greqisë deri në terrenin e stërvitjes "Novo Sello" (rajoni Sliven). Autokolona u shoqëruan nga ekipe të shërbimit “Policia Ushtarake”.

Të premten, më 22 mars, Ministria Bullgare e Mbrojtjes paralajmëroi sërish për lëvizjen e pajisjeve ushtarake:

“Në javën e fundit të marsit dhe në fillim të prillit 2024, personeli ushtarak dhe pajisjet ushtarake nga kontingjenti ushtarak bullgar, i cili do t'i bashkohet Komandës Rajonale “Perëndim” të operacionit të Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR), do të lëvizin përgjatë rrjetit rrugor republikan në drejtim të kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Autokolonat do të shoqërohen nga ekipe të Shërbimit “Policia Ushtarake”, thuhet në njoftim.

 KONKLUZION

Deklarata se më 12 mars pajisje ushtarake u transportuan në Ukrainë përmes territorit tonë është e RREME. Në këtë ditë, u krye ridislokimi i automjeteve luftarake të këmbësorisë në lidhje me formacionin e forcave ushtarake nga ushtritë aleate, të cilat marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me ushtarakët e ushtrisë bullgare.

-------------------

Ekipi i kontrollit të fakteve të BNR-së merr përsipër të kontrollojë shprehjet që mund të mashtrojnë dëgjuesit dhe lexuesit për tema të rëndësishme. Ju mund të dërgoni sinjale në reporter@bnr.bg. Lexoni materiale të tjera nga Ekipi i Kontrollit të Fakteve të BNR-së në https://bnr.bg/factcheck


Foto: EPA, BGNES, Elementi i Shtabit për Integrimin e Forcave të NATO-s në Bullgari

Përpiloi: Ekipi i BNR-së i Kontrollit të Fakteve

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD