Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore, vranësirat do të rriten ndjeshëm dhe vende-vende do të ketë reshje. Era e fortë jugore do të sjellë masa të ngrohta ajrore nga Afrika e Veriut. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-25°, në kryeqytet - 20°.
Deri në mesditë do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Më pas do të ketë vranësira dhe shi. Temperaturat e ajrit do të jenë nga 15° në veri deri në 20° në jug. Uji i detit është 9-10°.
Deri në mesditë do të ketë reshje shiu në masivet perëndimore të maleve. Erë e fortë jugperëndimore do të sjellë vranësira dhe reshje në drejtim të lindjes. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 13°, në 2000 m deri në 6°.
Të premten reshjet pushojnë, temperaturat rriten.
“Përgatitja për zgjedhjet 2 në 1 po shkon normalisht dhe në kohë”. Kështu ka deklaruar nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva. Sot skadon afati për fshirjen e regjistrimeve të partive dhe koalicioneve. Më 8..
Ministria bullgare e Energjisë është e gatshme ta ndihmojë Ukrainën të rivendosë sistemin e saj elektrik, i cili u dëmtua nga veprimet ushtarake të Rusisë. Kështu tha ministri në detyrë i energjisë, Vladimir Malinov, në një video-konferencë me homologun..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev mori pjesë në një takim me guvernatorët e Bankës Kombëtare Kroate Boris Vuçiq dhe Bankës Kombëtare të Republikës Çeke Alesh Mihal. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në Rijekë, u diskutua për..
Agjencia Shtetërore e të Ardhurave dhe Agjencia “Dogana” nisin inventarizimin fizik të stoqeve në “Lukoil” - Bullgari. Këtë e njoftoi kryeministri në..
Presidentët Rumen Radev dhe Ilham Aliyev nënshkruan një deklaratë të partneritetit strategjik midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit. Kreu i shtetit bullgar..
Temperaturat minimale të enjten në vend do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Në pjesën..