Presidentët Rumen Radev dhe Ilham Aliyev nënshkruan një deklaratë të partneritetit strategjik midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit. Kreu i shtetit bullgar ndodhet për një vizitë zyrtare në Baku. Në 2 vitet e fundit, Radev dhe Aliyev u takuan për të katërtën herë. Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një marrëveshje të përbashkët operimi midis Bulgaria Air dhe Kompanisë Ajrore Kombëtare të Azerbajxhanit, një Memorandum Mirëkuptimi midis Kompanisë Shtetërore të Naftës të Azerbajxhanit dhe “Asarel Investment” dhe një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në Inovacionin Teknologjik, raportoi BTA. Azerbajxhani është partneri kryesor energjetik i Bullgarisë dhe furnizon gjysmën e konsumit vjetor të gazit të vendit, duke ndihmuar në diversifikimin e furnizimeve me gaz.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..