Të dhënat për inflacionin në vend, të cilat jepen nga Instituti Kombëtar i Statistikave, nuk janë të manipuluara, sepse kontrollohen çdo muaj nga Eurostat. Kështu deklaroi në Kuvendin Popullor kryetari i institutit Atanas Atanasov. Ai diskutoi me kërkesë të partisë “Vëzrazhdane”. “Instituti Kombëtar i Statistikave nuk do të lejojë publikimin e të dhënave pa qenë i sigurt për cilësinë e tyre”, tha Atanasov. Ai mohoi se i është bërë presion për të ndryshuar apo manipuluar të dhënat e inflacionit, që është ndër kriteret për hyrjen e vendit në eurozonë. Sipas tij, çdokush mund të kontrollojë çmimet e çdo malli dhe të zbulojë inflacionin për të parë nëse është paraqitur saktë. Sipas Atanasov, te data 22 prill, deficiti buxhetor i vendit do të jetë rreth 2.2%.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..
Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36° dhe 41°, në Sofje - rreth 36°. Në male do..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të..