Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).
Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.
Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".
Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.
Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.
Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.
Foto: BTA, BGNESOperatori Bullgar i Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara mund të bashkëpunojnë në zbatimin e aktiviteteve të kërkimit për një korridor energjetik "Lindje-Perëndim" që do të lidhë operatorët e..
Deri në orën 24:00 të datës 14 maj duhet të përfundojë dorëzimi i aplikimeve për votim jashtë vendit që të mund të formohen seksionet. Deri më tani ka mbi 26 000 aplikime. Më së shumti janë për Turqinë – 17 000, e ndjekur nga Gjermania me 1 600 dhe..
Pritjet e mia për sezonin veror janë shumë të mira, tha për Nova Tv ministri i turizmit Evtim Milloshev. Ai tha se ura Carevo - Ahtopoll është rimëkëmbur, ndërsa ura Carevo - Vasiliko do të përdoret deri në fillim të qershorit. Milloshev njoftoi se ka..
Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe me..
Operatori Bullgar i Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara mund të bashkëpunojnë në zbatimin e..
Riarmatosja e Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16 Block 70 do të kontribuojë në shfrytëzimin e teknologjive të reja në fabrikën shtetërore të..