Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët ukrainas inspektojnë pajisjet për Centralin e parealizuar Atomik Elektrik “Belene”

Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me..

botuar më 24-05-14 2.53.MD
Ivajllo Ivanov

Nga 1 korriku, pensionet do të rriten me 11%, vendosi Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve

Propozova që përditësimi i pensioneve nga 1 korriku të jetë 11%, Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve votoi propozimin tim. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Ai theksoi se vetëm Shoqata e..

botuar më 24-05-14 11.54.PD
Gordana Siljanovska-Davkova duke u betuar si presidente e Maqedonisë së Veriut

SHBA-të i kërkuan Shkupit të mos provokojë Bullgarinë dhe Greqinë

Uashingtoni i bëri thirrje Shkupit për përpjekje dhe reforma të vazhdueshme për të arritur përparim në pranimin në BE. “Ne inkurajojmë vazhdimin e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili është i rrënjosur në një përkushtim të..

botuar më 24-05-14 10.46.PD