20
							
											
											Rrjedha e epërme e lumit Arda  në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej  guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin  rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe disa vendbanime  të tjera mirëpresin rregullisht mysafirë, duke përfshirë nga Gjermania,  Britania e Madhe, Holanda, edhe nga Japonia dhe Koreja e largët. Njerëzit  vijnë për natyrën dhe ... tundimet e qiellzës.

Për shumë, Smiljan është një parajsë në tokë, sepse përveç ajrit të kristaltë dhe peizazheve të bukura, fshati i rrëmben ato me gjellët tipike të gatuara në shtëpi . Duke filluar nga fasulet, të cilat janë pjesë e pazëvendësueshme e tryezës së banorëve të Smiljanit.

Çfarë të themi për djathërat e  shkëlqyer të prodhuar në rajon që eksportohen në të gjithë botën? Në baxhon e  fshatit do të shijoni bulmetrat tradicionale të Rodopeve, do të shihni sesi  banorët vendas e përpunojnë qumështin nga kohët e lashta, si e rrahin me dorë  gjalpin, si bëjnë të gjitha llojet e djathërave dhe gjizës etj. “Në rajonin  e rrjedhës së lumit ofrohen degustime të ushqimeve tradicionale, por në një  interpretim modern apo të ashtuquajtur turizëm gustator”, thotë Ilija Godev nga  Qendra e Informacionit të Vizitorëve – Smiljan.

Një seri e tërë qoshesh të fshehta natyrore, shpella dhe humnera të thella në rajon ndezin imagjinatën e udhëtarëve dhe aventurierëve.
Më e njohura dhe lehtësisht e arritshme është shpella "Uhllovica". Është е njohur për formacionet e saj të bukura nëntokësore dhe është përfshirë në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare. Pjesa tjetër e shpellave përgjatë rrjedhjes së epërme të lumit Arda janë të pazhvilluara dhe për t'i vizituar ato duhet të kontaktoni klubet lokale të aventurës, rekomandon Ilija Godev.

"Ndër atraksionet e  padiskutueshme është sistemi i shpellave Gollubovica, ku ka një lumë  nëntokësor. Turistët mund të bëjnë një  shëtitje me varkë nën tokë, të shijojnë një fluturim me teleferik alpin pranë  hyrjes së saj ose të provojnë aftësitë e tyre të ngjitjes në shkëmb në “Via  ferrata". Kompania Turistike “Kështjella Mogilica” ofron ciceronë për dy  shpella të vogla. Njëra është shpella  Nadarska, për të cilën keni nevojë për pajisje dhe ndriçim të specializuar,  dhe e dyta është shpella Tipiceto  ose Tipica, e famshme për mbetjet e  eshtrave të një ariu shpellor prehistorik. Shpella kalimtare pranë fshatit  Koshnica është shumë interesante. Mbi harkun e saj ka rrënoja të kalasë trake  dhe antike Kaleto. Një atraksion tjetër ofrohet në shpellë - klubi lokal për turizëm ekstrem dhe  speleologji "Mursalica" organizon një fluturim me lavjerrës alpine"  - tregon Ilija Godev për Radio Bullgarinë.
Ilija Godev rekomandon për t’u ngjitur edhe në majën e Rodopeve - Kom, 1569 m e lartë (të mos ngatërrohet me majën Kom të malit Stara Pllana), në këmbët e së cilës struket fshati Sivino.

"Pamja nga maja Kom është shumë  e bukur dhe ofron një panoramë të pabesueshme të pjesës bullgare dhe greke të  malit Rodopa. Në jug të majës mund të kaloni përmes zonës së mbrojtur "Livadhet", ku nga gjysma e dytë e  qershorit deri në fillim të korrikut, do të shijoni lulëzimin e një zone të  madhe të endemikut të bukur të Rodopeve - Lilium rhodopeum ose zambaku i  Rodopeve. Dhe, sigurisht, duhet të kënaqemi lumin Arda dhe burimet e tij,  ku mund të arrihet me xhipa të organizuar nga ciceronë në fshatrat Mogilica dhe  Arda ose në këmbë për të shijuar panoramën, bimët dhe tingujt e zogjve të  pyllit dhe kafshët - tha në përfundim Ilija Godev.
Lexoni edhe:
Adrenalina e lartë përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Arda në Rodopet
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa, facebook.com/SmilyanVisitorCenter, hodih.com, Radostina Çernokova
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..