Përshëndetje te dashur miq!
Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit të Republikës së Bullgarisë tashmë janë bërë fakt kartolinat QSL të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për vitin 2024. Dy seritë e reja titullohen "Bukuria e Bullgarisë".
Me serinë prej 6 kartolinash konfirmohet dëgjimi i programeve të "Radio Bullgarisë" në të gjitha gjuhët.
Për të marrë këtë seri, duhet të na dërgoni raporte që tregojnë datën dhe gjuhën e programit të dëgjuar, si dhe detajet e përmbajtjes së tij. QSL dërgohet pas marrjes së numrit të kërkuar të raporteve, pavarësisht nga gjuha në të cilën janë dëgjuar programet në faqen tonë.
Për kartolinën QSL Nr.1 – 3 raporte për janarin dhe 3 raporte për shkurtin
Për kartolinën QSL Nr. 2 – 3 raporte për marsin dhe 3 raporte për prillin
Për kartolinën QSL Nr. 3 – 3 raporte për majin dhe 3 raporte për qershorin
Për kartolinën QSL Nr. 4 – 3 raporte për korrikun dhe 3 raporte për gushtin
Për kartolinën QSL Nr. 5 – 3 raporte për shtatorin dhe 3 raporte për tetorin
Për kartolinën QSL Nr. 6 – 3 raporte për nëntorin dhe 3 raporte për dhjetorin
Për t’i marrë këto kartolina, duhet të na dërgoni një raport që tregon datën, kohën dhe frekuencat e transmetimit që keni dëgjuar, si dhe detajet e përmbajtjes së tij dhe cilësinë e sinjalit.
Raportet mund të dërgohen në: reception.report@bnr.bg, ose në adresën postare: Bulgaria, Sofia, Blvd "Dragan Tsankov" 4, BNR, Desislava Semkovska
Ja se çfarë shkruhet në kartolinat e “Radio Bullgarisë” për këtë vit:
QSL 1 – Magjia e Rezervatit Arkitekturor Historik Bozhenci
QSL 2 – Ura e Djallit në Ardino
QSL 3 – Meandrat e lumit Arda
QSL 4 – Piramidat e Mellnikut
QSL 5 – Kishëza "Ngjitja e Zotit në Qiell” në Rodope
QSL 6 – Kisha e zhytur në liqenin artificial Zhrebçevo
Seria prej 12 kartolinash do t'ju befasojë me vende të bukura, pak të njohura dhe tërheqëse në Bullgari!
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 19 shtator 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në minutat kushtuar muzikës ju ofrojmë veprën "Rapsodia" nga Veselin Stojanov në një interpretim të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Çdo vit në të njëjtën kohë” nga Bellosllava dhe Orlin Pavllov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:43 - Lajme 11:35- Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Bulevardi” nga Mihaill Bellçev i cili na prezanton Sofjen e parë përmes syve të tij. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:57 - Lajme..