Lidija Ganeva e dëshmoi talentin e vet edhe në fëmijëri, duke prezantuar Bullgarinë në Evrovizionin për Fëmijë në Maltë kur ishte vetëm në klasën e tretë, më vonë edhe me pjesëmarrjen e saj të suksesshme në Konkursin “Zëri i Bullgarisë”. Tani 18-vjeçarja Lidija Ganeva po zhvillohet si një këngëtare e re premtuese. Edhe pse vitet e fundit jeton në Finlandë, ajo vazhdon të punojë me muzikantë bullgarë në këngët e saj solo. Kështu është edhe në këngën e saj të dytë në bullgarisht "Nuk do të ndryshoj për ty". Në të, për herë të parë, producent muzikor është kitaristi, aranzhues dhe drejtues i grupit Angell Djullgerov, i cili është autor i aranzhimit. Muzikën dhe tekstin i krijoi Lidija, e cila thotë se kënga lindi spontanisht. Për idenë e këngës ajo thotë:
“Mesazhi që dua të përcjell përmes kësaj kënge është i frymëzuar nga femrat që luftojnë me mullinjtë e erës të dashurisë. Në fund të fundit, është vetëm ajo, apo mungesa e saj, që mund të na bëjë të shkojmë në një drejtim krejtësisht tjetër”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..