Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB: Shkarkojnë nga detyrat të gjithë ata që nuk gëzojnë besimin e Deljan Peevskit

Foto: BTA

Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Hristo Ivanov komentoi para gazetarëve në Kuvend Popullor lirimin e nënkryetarit të Agjencisë Shtetërore  të Sigurisë Kombëtare (DANS) Petër Petrov (PP-DB). Sipas tij, largohen të gjithë ata që nuk e gëzojnë besimin e bashkëkryetarit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Deljan Peevski.

Petrov u shkarkua nga posti i tij me sugjerimin e Plamen Tonçevit, kreut të DANS, i cili javën e kaluar mbajti një aksion të gjerë në agjencinë "Dogana". Petrov u shkarkua nga posti i tij me sugjerimin e Pllamen Tonçevit, kreut të DANS, i cili javën e kaluar realizoi një aksion të gjerë në Agjencinë "Dogana".

"Zëvendësi i suspenduar në DANS ka një histori profesionale absolutisht të përsosur", tha bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov. Ai vuri në dukje se në të njëjtën kohë në punë është lënë edhe zëvendësi tjetër, i cili “punoi në Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit dhe Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar në mënyrë të Paligjshme (KPKONPI) për një rast shumë të veçantë – verifikimin e të dhënave nga qeveria amerikane për temën “Magnitsky”, në lidhje me zotin Deljan Peevski.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD