Rajoni  i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon  interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga  shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë  pjesë e koloritit lokal. Kur vjen fundi i javës, hotelet në qytetin e Elenës  dhe fshatrat përreth mbushen me vizitorë. Në ditë festash fluksi është aq i  madh sa është thuajse e pamundur të gjesh shtretër të lirë. Këtu vendet e  akomodimit po shtohen vazhdimisht dhe për momentin janë mbi 250. “Nuk ka mbetur  asnjë vendbanim i populluar në rajonin tonë që të mos ketë hotel familjar apo  bujtinë” – na thotë Evdokija Okollova nga Komuna e qytetit Elena.

"Në vetë qytet ka shtatë  monumente të kulturës me rëndësi kombëtare. Janë  shumë interesante shtëpia- muze i Illarion Makariopollskit, Kulla e Sahatit, shkolla e parë e klasave - Daskallollivnica, Hani Kamburov,  ku janë të ruajtura mënyra e jetesës dhe traditat e banorëve të qytetit Elena  të shekullit të XIX-të. Kisha “Shën Nikolla”  me ikonat e saj unike është jashtëzakonisht interesante. Kemi edhe dy kisha të  tjera në qytet. Jo rastësisht Elena u  quajt Bitlehemi Bullgar gjatë Rilindjes. Turistët vizitojnë punishtet e  gdhendjes së drurit dhe qeramikës, si dhe Muzeun e Historisë Natyrore, i cili  është vendosur në një ndërtesë të bukur prej druri që përshtatet në mënyrë të  përkryer me sfondin e rrugicave me  kalldrëm dhe pamjen e rilindëse të qytetit."

Dhe pse të mos i larmoni pushimet tuaja me peshkim në një nga digat, çiklizëm malor, ecje në natyrë apo hipur mbi kalë? Në kantinën e verës në fshatin Marjan, do t'ju ofrojnë një degustim i varieteteve lokale të verës me meze tipike të këtij rajoni. Por pikë referimi më e famshme, e cila është kthyer në një kartëvizitë turistike të të gjithë rajonit, është kofsha e mishit të derrit. Po flasim për një specialitet jashtëzakonisht të shijshme, që përgatitet sipas recetave të vjetra vetëm këtu:

"Edhe klima luan rol në  tharjen e tij - këto janë rrymat natyrore malore në vendbanimin Elena. Në kripjen  është mjeshtëria! 40 ditë pas kripjes  mishi vendoset në fuçi të posaçme, pastaj nxirret përjashta dhe klima natyrore  lokale bën punën e saj. Rreth majit mishi është gati dhe e presim. Së  bashku me këtë produkt specifik, ne u bëmë një destinacion i njohur. Në muajin  tetor 2023 festuam edicionin e dhjetë të festivalit kushtuar këtij specialiteti  vendor” - tha zonja Okollova për Radio Bullgarinë.

Për të zhvilluar turizmin bashkia ka një kalendar të pasur kulturor. Ideja është që të ketë të paktën një ngjarje çdo muaj që paraqet traditat tipike rajonale. Një prej tyre është festa e Shën Harallambij në shkurt. Kjo ditë brumosen ëmbëlsira me mjaltë dhe arra, të cilat shpërndahen për shëndetin. Për këtë qëllim organizohet një festë e madhe në sheshin e qytetit. Dhe me shume:

“Në fund të muajit prill, Vatra e Kulturës e qytetit Elena organizon një festival folklorik, i cili është mjaft i gjerë dhe atëherë qyteti mbushet me pjesëmarrës dhe turistë. Brenda 2-3 ditëve vijnë më shumë se 1000 të ftuar nga të gjitha anët e vendi. Një interes i madh ka edhe për Festivalin “Prodhuar në Elena”. Këtë vit, festa do të mbahet më 15 qershor, dhe të gjithë prodhuesit nga rajoni përreth qytetit Elena do të mblidhen për të ofruar specialitetet e tyre - mjaltë ekologjik, produkte nga ferma jonë e kërpudhave, barishte, lëngje ekologjikisht të pastra, kos dhe bulmetra të prodhuara në baxhon e qytetit Elena etj. Natyrisht, theksi do të vihet në specialitetet e mishit të prodhuara me mjeshtëri në rajon, si kofsha e mishit të derrit, suxhuku, salsiçet, etj., të cilat kombinohen mrekullisht me verën e fshatit Marjan!” – përfundon Evdokia Okollova.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova
Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellëtShtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati..
