Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 1 000 interpretues të folklorit të Stranxhës këndojnë në konkursin "Me këngët e Zllatka Stavrevës"

9
Foto: Arkiva personale

Edicioni i dytë i Garës Kombëtare të Folklorit “Me këngët e Zllatka Stavrevës” mblodhi mbi 1 000 interpretues, njoftuan organizatorët e tij. Gjatë fundjavave, 13 dhe 14 prill, interpretues të moshave të ndryshme do të konkurrojnë në Qendrën e Kulturës në Burgas (NHK), ku mbizotërojnë pjesëmarrësit në moshë më të vogël (nga 2 deri në 14 vjeç). Janë 120 interpretues individualë, të ndarë në pesë grupmosha dhe 60 interpretues kolektivë, të ndarë në grupe nën 18 dhe mbi 18 vjeç. Pjesëmarrësit do të vlerësohen nga një juri, e cila përfshin njohës dhe interpretues të shquar të këngëve të zonës së Stranxhës - Prof. Asoc. Danka Cvetkova, Dr. Nikollaj Gurbanov, Kostadin Mihajllov, Janka Rupkina, Manoll Mihajllov dhe Irina Stavreva.

Programi i konkursit fillon më 13 prill dhe në fund të ditës do të mbahet një koncert solo të këngëtarit popullor të zonës së Stranxhës Kostadin Mihajllov, iniciator kryesor i konkursit. Ai do të prezantojë albumin muzikor "Këngë nga Stranxha" me orkestrën e muzikës popullore nga Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore "Prof. Asen Diamandiev" - Plovdiv me dirigjent Nikollaj Gurbanov.
Kostadin Mihajllov dhe Zllatka StavrevaKoncerti me të përzgjedhurit do të mbahet të nesërmen më 14 prill, ku secili prej tyre do të marrë një certifikatë pjesëmarrjeje. Në çdo grupmoshë do të jepen tre çmime - çertifikatë, kupë dhe çmim në para. Gjithashtu janë planifikuar edhe çmime përkrahëse. 

Pjesëmarrësi me performancën më të mirë do të fitojë çmimin e madh në emër të këngëtares popullore, Zllatka Stavreva.
Zllatka Stavreva me nxënësit e saj
Sipas këngëtares Zllatka Stavreva qëllimi i iniciativës është prezantimi dhe ruajtja e këngëve karakteristike të Stranxhës. Për interpretuesit nga vendet e tjera, këngët nga rajoni i malit Stranxha janë një sfidë e veçantë, pasi ato dallohen për nga ornamentet dhe dialekti i pasur vendas, pa të cilin humbet bukuria e folklorit të pjesës juglindore të Bullgarisë.
Lexoni më tepër:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Cvetanov

Tenori i famshëm Bojko Cvetanov feston 70 vjet nën tingujt e mandolinave

Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..

botuar më 25-10-18 7.55.PD

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e saj të 73-të krijues

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..

botuar më 25-10-15 5.55.PD