Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

13
Foto: facebook.com / classicviolins

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë më të rafinuar që përcillet jo vetëm te gishtat, por edhe te shpirti njerëzor. Sepse të jesh një lutier, siç e quajnë personin që prodhon instrumenteve muzikore me tela, kërkon, përveç saktësisë në trajtimin e materialit, aftësinë për të përfshirë një pjesë të vetes dhe për ta bërë violinën të “këndojë”.

Marka Classic Violins u krijua nga gjenerata e parë - Georgi dhe Marija Shumanovi, dhe sot familja e përbashkët zotëron dyqane në një nga periferitë veriore të Çikagos dhe në Racine, Wisconsin.

"Në vitin 1989, babai im vizitoi Amerikën me idenë për të themeluar një biznes unik - i tha Radio Bullgarisë vajza e tij Stefka Çavdarova. - Ai nuk është muzikant, por është shumë iniciativ dhe vendosi së bashku me nënën time të fillojë të importojë instrumente muzikore, të prodhuara nga mjeshtrit bullgarë në "Kremones" - Kazanllëk, si dhe aksesorë për to. Në fillim i shiste në dyqane të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas lindi ideja që e gjithë familja të merrej me këtë zanat."


Kështu dy vajzat e tij iu bashkuan biznesit së bashku me bashkëshortët e tyre. Petjo Kostov dhe Pllamen Çavdarov, përfaqësues të brezit të dytë të burrave në familje, përfunduan një studim trevjeçar në Shkollën e Violinës në Çikago dhe filluan të bëjnë instrumente me tela. Në vitin 2000, familja hapi dyqanin e parë në Amerikë.

“Që në fillim dyqani ynë u dallua për cilësinë e instrumenteve, gjë që na ndihmoi të tërhiqnim vëmendjen e klientëve, mësuesve dhe studiove private – vazhdon Stefka Çavdarova. – Në Amerikë çdo shkollë ka një program muzikor me instrumente frymore ose instrumente me tela dhe nga klasa e 4-të fëmijët fillojnë të luajnë."

Dhe duke qenë se kushdo që hyn në dyqan është i veçantë, secili merr vëmendjen e duhur dhe përgjigje për çdo pyetje që e emocionon - së bashku me kujdesin e nevojshëm për instrumentin.


“Jam shumë krenare për klientët e vegjël që filluan me ne kur ishin tre vjeç dhe tani janë mësues – thotë vajza tjetër e familjes – Antoaneta Kostova. – Jam shumë e lumtur sa herë i shoh, sepse diçka i ka bërë të qëndrojnë gjatë gjithë këtyre viteve dhe ta duan instrumentin aq shumë sa që është kthyer në profesionin e tyre”.

Në studiot e bullgarëve, violinat, violat, violonçelat bëhen tërësisht me dorë, siç bëheshin në shekujt XVII-XVIII nga Stradivari, Amati, Guarneri, por edhe mjeshtrit vendas nga “Kremona” në shekullin e fundit. “Sepse në këtë zanat janë të rëndësishme edhe milimetrat, si dhe ndjenja me të cilën punohet”, thotë Antoaneta Kostova.


Përveç bullgarëve, në studio punojnë edhe mjeshtra amerikanë. Hapi i parë për të sjellë në jetë një instrument të ri është zgjedhja e drurit.

"Druri duhet të jetë i vjetëruar - shpjegojnë Antoaneta dhe Stefka Çavdarova. - Tashmë kemi një të tillë që është vjetëruar para syve tanë për 20 vjet dhe kujdesemi për të që të mund të tingëllojë mirë. Druri më i mirë gjendet në Ballkan, prandaj dhe një pjesë e madhe drurit tonë vjen nga BullgariaPastaj është mjeshtëria e vetë lutierit, sepse sado të mirë ta kesh drurin, nëse nuk ke aftësitë e duhura dhe nëse nuk punon me shpirt gjë e cila përcillet nga instrumenti më pas, nuk do të kesh një rezultat të kënaqshëm. Ndërsa kur përfundon e ndjen punimin sikur të ishte fëmija yt dhe të kishte shpirt.


Stefka dhe Antoaneta pranojnë se nuk është gjithmonë e lehtë të punosh me njerëzit më të afërt me të cilët je çdo ditë – në punë apo në shtëpi. “Konfliktet janë të pashmangshme, ne jemi gjashtë individë me mendime të ndryshme për gjithçka, por ajo që na bashkon është qëllimi i përbashkët – suksesi i kompanisë sonë”, thotë Antoaneta Kostova.

Gjëja më e rëndësishme është që konfliktet të zgjidhen me qetësi dhe dashuri – shton Stefka Çavdarova”.

Familja e bashkuar po përpiqet të realizojë qëllimin e ardhshëm – hapjen e një dyqani tjetër më afër Çikagos. E ndërkohë, ajo nuk harron të tregojë mirënjohjen ndaj njerëzve që e ndihmuan në këtë rrugëtim të ri.


Foto: facebook.com / classicviolins

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD