Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27 dhe 32°, në kryeqytet - 28°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara të larta. Temperaturat e ajrit do të jenë 26-30°. Uji i detit është 15-16°. Eksitimi i detit do të jetë 3 ballë.
Në male do të jetë me diell. Pas mesditës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu në masivët perëndimor. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 20°, në 2000 m deri në 14°.
Të mërkurën do të ketë reshje të konsiderueshme shiu në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore. Do të ketë stuhi. Era do të jetë mesatare dhe e fortë. Temperaturat do të jenë ende të larta.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..