Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse instrumenti i tij - kitara - është shumë i njohur dhe ekziston pothuajse në të gjitha kulturat në një formë ose në një tjetër, Angell Demirev e kërkon pikënisjen e kërkimeve të tij në fëmijërinë.
Ai ndan me mirënjohje dhe dashuri që nga babai dhe vëllai i tij mësoi trajtimin e instrumentit dhe mënyrat e të luajturit që kufizohen rreptësishtë në zonat tona gjeografike, madje edhe më në lindje, dhe nuk janë shumë të njohura për botën perëndimore. Ai i kombinoi këto aftësi me arsimin e marrë në shkollën e muzikës në qytetin Stara Zagora, ku studioi kitarën klasike. Aty u njoh me muzikën klasike që nga koha paraklasike e deri në ditët e sotme. Më pas, si çdo adoleshent, filloi të luajë kitarën elektrike, e cila e preokuponte me impulset e saj novatore.

Të gjitha këto akumulime i kthejnë koncertet e tij në ngjarje të pritura me padurim nga njohës të muzikës origjinale bashkëkohore cilësore përtej kufijve dhe vijave ndarëse. Një nga këto koncerte do të mbahet më 18 prill në Studion e Parë të BNR-Plovdiv, ku Angell Demirev do të prezantohet me treshen e tij akustike. Pranë tij në skenë do të jenë Petër Milanov - gjithashtu në kitarë akustike dhe Hristo Minçev në kontrabas.
Ju ofrojmë paraprakisht ekzekutimin e tyre të këngës “Je i bukur, pylli im”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/p/Angel-Demirev
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..