Parlamenti shkarkoi menaxherin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, Stanimir Mihajllov. Vendimi u mor me 116 vota "pro", 56 nga PP-DB "kundër" dhe asnjë abstenim.
Përfundimi i parakohshëm i mandatit të Mihajllovit, i votuar për shkak të dorëheqjes së tij më 1 dhjetor 2023, u diskutua me propozimin e Kryetarit të Parlamentit Rosen Zheljazkov. Gjatë debatit parlamentar u bë e qartë se Stanimir Mihajllov tashmë e kishte tërhequr dorëheqjen. “Ne do t’i referohemi Gjykatës Kushtetuese nëse është e mundur që Kuvendi Popullor të lirojë dikë që nuk dëshiron të lirohet, pa ndonjë arsye tjetër”, tha deputeti Vasill Pandov nga PP-DB.
Sipas formacionit, votimi i dorëheqjes është pjesë e planit të GERB dhe DPS për të kontrolluar Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore.Parlamenti ukrainas ka miratuar blerjen e dy reaktorëve bërthamorë rusë nga Bullgaria, raporton Euractiv. Komiteti i Energjetikës në Verhovna Rada i ka dhënë dritën jeshile blerjes së dy reaktorëve të vjetër bërthamorë rusë për të zgjeruar centralin atomik..
Grupi i tretë i ekspeditës së 33-të bullgare të Antarktidës mbërriti në ishullin Livingstone më 17 janar. Anija kërkimore bullgare - NIK 421 mirëpriti dhe transferoi antarktikët nga ishulli King George në ishullin Livingston, të cilat janë pjesë e..
Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...