Grupi “Fandango” prezanton këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë grupit.
Përveç kitarës bas, në këngë Hristo luan edhe harmonikë dhe – doemos – këndon. Ai thotë se në fillim kënga nuk kishte tekst. Muzikantët fillojnë të provojnë vokalin mbështetës pa tekst, madje kënga tingëllon kështu. Ishte vetëm çështje kohe që të shkruante fjalët e melodisë, por duke qenë se kënga e pëlqyen kaq shumë, ai nuk donte të bënte kompromis me tekstin. Një ditë fjala "Dashuri" doli në refren dhe prej andej i gjithë teksti "derdhej".
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR