Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane “Westinghouse” do të transportohet në kontejnerë të posaçëm me hekurudhë nga terminali i portit drejt centralit bërthamor. Për shkak të ngarkesës së rrezikshme, qasja në port ishte e kufizuar.
Kjo është dorëzimi i parë i karburantit bërthamor sipas kontratës dhjetëvjeçare të shpallur në dhjetor 2022 midis centralit atomik “Kozlloduj” dhe “Westinghouse”. Karburanti prodhohet në fabrikën e kompanisë në qytetin suedez Västerås dhe duhet të zëvendësojë kasetat ruse. Karburanti i “Westinghouse” ende nuk ka marrë licencë nga Agjencia Rregullatore Bërthamore.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..