Kur  një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të  zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të  interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të  merret me muzikë që në moshën parashkollore dhe tani në moshën 14-vjeçare ka pas  vetes majat dhe njohjet në botën e shou bizit.
Madje, Viktoria Asenova, me emrin artistik VikA, tashmë ka këngën e parë të shkruar enkas për të në Itali – “Heart Babe”. Kështu, këngëtarja bullgare përshtatet me sukses në projektin "Forzza de la musica Italiana", të maestros Enzo Campagnoli, i njohur si dirigjenti i orkestrës së konkursit të madh të këngës "Sanremo".

Shfaqjet e para të Viktorias së vogël ishin me grupin vokal për fëmijë "Sladki Pupanki" (Kokoshka të ëmbla) pranë Pallatit Kombëtar të Fëmijëve në Sofje. Një vlerësim i talentit të saj janë pjesëmarrjet në festivale për interpretues të rinj në Rumani, Ukrainë, Çeki, Gjermani, Portugali. Në korrik 2023, Viktoria prezantoi vendin tonë në formatin për fëmijë të konkursit "Pazari sllav" në Vitebsk të Bjellorusisë, ku u rendit e shtata nga gjithsej 18 pjesëmarrës.
Viktoria Asenova është nxënëse në Shkollën e Mesme Ndërkombëtare "Prof. Dr. Vasill Zllatarski" në Sofje. Ajo udhëton shpesh për në Itali, sepse puna dhe dëshira e saj për të njohur më mirë njerëzit e çojnë atje. Ajo thotë se të jetosh mes mësimeve të këndimit, shkrimit të këngëve dhe shkollës nuk është aspak një detyrë e vështirë, sepse e gjithë është çështje organizimi të mirë dhe shumë dëshirë. Për herë të parë, Viktoria vizitoi Italinë për të marrë pjesë në një konkurs ndërkombëtar. Aty mori një ftesë për t'u bashkuar me një kampus muzikor. “Menjëherë më ofruan të bëja një këngë, ishte shumë e papritur dhe jam shumë krenare që më zgjodhën mua” – tha Viktoria Asenova për Radio Bullgarinë.

"Nëse  nuk je i guximshëm, nuk ka asnjë mënyrë që të arrish sukses - të duhet shumë  guximdhe besim. Sepse pa besim nuk do  të ndodhë. Pa ambicie dhe pa vendosur asnjë objektiv, nuk mund të kesh sukses.  Nëse ke një qëllim dhe një ëndërr, asgjë nuk mund të të ndalojë ta arrish atë. Ëndrra  ime është padyshim e lidhur me muzikën. Nuk e di se ku dua të shkoj ende, por e  di që dua të merrem me muzikë. Kjo është mënyra që unë të jem në gjendje të  shpreh ndjenjat e mia. Kënga ime "Heart babe"flet për kaosin e  jetës së një adoleshenti. Për shembull, unë nuk jam nga ata njerëz që rregullojnë  gjithçka mirë. Është një rrëmujë e madhe me mua sepse jam duke menduar për  shumë gjëra në të njëjtën kohë, sepse merrem me shumë gjëra, kjo krijon kaos të  vazhdueshëm. Ndonjëherë habis veten që gjërat shkojnë kaq mirë.”
Këngëtarja e re është shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe orientimin profesional që merr nga mentorët e saj në Itali. Ajo thotë se sa herë del në skenë e di që nuk përfaqëson vetëm veten, por edhe të gjithë ekipin që qëndron pas këngës.

Kënga mbi të cilën ajo po punon tani quhet “Give me love”. “Kjo është një këngë dashurie dhe ka të bëjë me emocionet e dashurisë së një adoleshenti. Ndoshta kjo është një nga temat e mëdha që janë të pranishme në jetën e çdo adoleshenti. Prandaj preferoj që kënga të jetë më dinamike, më e shpejtë. Më pyesin shpesh pse këngët e mia janë gjithmonë të shpejta, përgjigjem se kam një qëndrim të tillë dhe ndoshta nuk do të shkruaj së shpejti një këngë baladë”, thekson bashkëbiesuesja.
Në këngën “Heart Babe” Viktoria Asenova dërgon mesazhin e saj në anglisht, ndërsa videoja u xhirua në fund të shtatorit në kryeqytetin italian Romë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ VikA
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..