Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski, duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij revolucionar më 1876 bullgarët organizuan Kryengritjen e Prillit. Me gjithë shtypjen e përgjakshme të tij, dëshira për pavarësi e popullit bullgar vazhdoi dhe dy vjet më vonë ngjarjet çuan në Çlirimin e Bullgarisë nga sundimi pesë shekullor osman.
Gjatë kryengritjes në Qarkun e Katërt Revolucionar, revolucionari Georgi Benkovski organizoi një grup agjitacioni për të vizituar dhe inkurajuar fshatrat në rajonin Srednogorie dhe në Traki. Më 27 prill, kalorësia e vogël, e quajtur “Çeta Fluturuese”, hyri në Bellovo, pushtoi stacionin dhe shkatërroi linjën hekurudhore që çonte në Stamboll.
Në atë kohë rreth 200 italianë, gjermanë, grekë dhe përfaqësues të kombësive të tjera punonin në Bellovo. Së bashku me familjet e tyre ata ishin mbi 300 persona. Në kujtimet e tij, malazezi (nga fshati Blizekuçe) Krëstjo Nikllanoviç tregoi se akoma në mars, gjatë përgatitjes së kryengritjes, me urdhër të kryetarit të komitetit lokal, Georgi Konsullov, ka blerë 20 okë barut dhe plumb nga Plovdivi për kryengritjen në Bellovo. Krëstjo ka porositur gjithashtu një uniformë për të marrë pjesë në ngjarjet e pritshme. Nikllanoviç, së bashku me kroatin Ivan Sutiç, kanë marrë pjesë edhe në prodhimin e municioneve për rebelët.
Njerëzit i kanë përshëndetur rebelët me thirrje gëzimi dhe urime.
Shtabi i çetës u ftua në shtëpinë e kroatit Ivan Sutiç nga Dubrovniku. Aty shumë të huaj i dhuruan çetës kuaj, armë, dylbi dhe busulla, duke refuzuar kategorikisht pagim nga arka e çetës. Edhe pse revolucionari, politiku, gazetari dhe shkrimtari Zahari Stojanov fillimisht i perceptoi ata si "turistë", me “Çetën Fluturuese” u nisën si vullnetarë Krëstju Nikllanoviç, kushërinjtë e tij Ivan dhe Georgi Nikllanoviç, kroatët Lluka (Stefo) dhe Xhuro Radojeviçi dhe Sava Davidoviç nga qyteti dalmat i Kaštela.
Ndër të huajt në çetë, si më trimi u paraqit austriaku Albert Albrecht, të cilin bullgarët për arsye të panjohura e quajtën "gjerman".
Kalorësisë së Benkovskit iu bashkua edhe Ivan Sutiç. Për habinë e të gjithëve, bashkë me të u përfshi edhe bashkëshortja e tij 19-vjeçare. Benkovski i emocionuar i tha kronistit: “Shkruaj se sot në çetën tonë po bashkohet gruaja e zotit Ivan Sutiç, Maria Angellova, me origjinë bullgare”.
Në të vërtetë, “dalmatët”, siç quhen të huajt, janë treguar më të përzemërt dhe më të gatshëm për të luftuar se kryengritësit që nuk kanë dashur të largohen nga fshatrat e tyre të lindjes. Në kampin në malin Elexhik, Sutiç dhe Albrecht kanë dashur të udhëheqin një sulm ndaj Ihtiman, por nuk ka pasur njerëz të gatshëm t'i ndjekin ata. Kur vendbanimeve të kryengritësve u vu zjarri, shumë kryengritës i kërkuan llogari udhëheqësit të tyre Benkovski, pse qarqet e tjera nuk u ngritën, pse ndihma e premtuar nuk ishte e disponueshme në veri të Danubit. Sipas Zahari Stojanovit, pikërisht dalmatët e armatosur mirë i parandaluan mizoritë. Bartësi i flamurit të çetës Krajço Samohodov gjithashtu dezertoi. Më pas flamurin e ngriti Stefo Radojeviç, i quajtur nga të gjithë Dalmati.
Çeta e dobësuar u nis drejt veriut. Në mjegulla, shi dhe të ftohtë, të uritur dhe të rraskapitur, rreth 30 kryengritës arritën në Çerni Vit. Në këtë odise vdiq Sava Davidoviç. “Ai fliste të gjitha gjuhët evropiane dhe këtu ushqeu shqiponjat e Ballkanit për lirinë e të tjerëve, për lavdinë e një kombi të huaj”, përulet me admirim në shënimet e tij Zahari Stojanov. Në malësi, më 8 maj kryengritësit u gjendën në një stuhi bore. Në breg të lumit Çerni Vit, çeta u shpërbë. Krëstju Nikllanoviç thotë se ata kanë kërkuar të mbeten me vojvodën, por Benkovski i ka përcjellë për t'u dorëzuar në Teteven, sepse kanë pasur pasaporta austro-hungareze dhe si nënshtetas të huaj osmanët do t'i lironin. Stefo Dalmati i dha pasaportën e tij austro-hungareze njërit prej bullgarëve, i cili kishte tre fëmijë. Pra Stefo ishte i vetmi i huaj që mbeti pas Benkovskit në pritën fatale pranë lumit Kostina, ku u vra vojvoda. Ata i mbijetuan të shtënave, por Zahari Stojanov, Dalmati dhe Ati Kirill Slepov u kapën.
Të huajt së bashku me bullgarët e dorëzuar u arrestuan, u rrahën dhe u dhunuan gjatë gjithë rrugës nga Teteveni deri në Sofje. Pas shumë mundimesh, rreth vjeshtës, nën presionin e konsujve europianë, “dalmatët” dhe Maria Sutiç u liruan. I dobësuar nga vuajtjet, Ivan Sutiç vdiq në 1878. Stefo Dalmati u kap, por mbijetoi. Pas çlirimit bullgar punoi sërish në “Hekurudhat Lindore”.
Si sipërmarrës në Bullgarinë e lirë mbeti dhe Krëstju Nikllanoviç. Më 1901, ai la kujtime të hollësishme të pjesëmarrjes së dalmatëve në ngjarjet e paharrueshme të 1876-ës.
Lexoni më tepër:
Foto: militarymuseum.bg, museum-pz.com, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..