Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë festojmë të Dielën e Dafinave dhe cilat janë vizitat e Zotit në jetën tonë?

12
Foto: bg-patriarshia.bg

“Bekuar qoftë mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell e lavdi në lartësitë e qiejve!” (Luka 19:38)

Me këto britma gëzimi, të cilat Kisha i kujton Të Dielën e Dafinave, Jezu Krishti u mirëprit në Jerusalem me shpresën e mirëqenies dhe jetës së përjetshme në tokë. Një ditë më parë, Ai riktheu në jetë Llazarin, i cili kishte katër ditë që kishte vdekur. Lajmi i kësaj mrekullie mblodhi mijëra izraelitë në portat e qytetit, të cilët prisnin që ai t'i shpëtonte nga shtypja e romakëve dhe të themelonte mbretërinë e drejtësisë. Edhe pse Ai hyn në Jerusalem, jo ​​me kalë, si një sundimtar fisnik, por me një gomar, dhe tregon natyrën e vizitës së tij, ata nuk e njohin Birin e Perëndisë dhe Shpëtimtarin dhe nuk e kuptojnë se për çfarë erdhi tek ata.

“Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të” (Lukа 19:41)

Duke parashikuar shkatërrimin dhe masakrën e plotë që pret qytetin dhe banorët e tij, Jezusi thotë: “...sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar.”

Çfarë vizite ka në mendje Shpëtimtari?

"Ai flet, natyrisht, për vizitën e tij në Jerusalem - për Birin e vetëm të Perëndisë, i cili u mishërua për të shlyer mëkatet tona, për të shkatërruar vdekjen dhe për t'u hapur të gjithë atyre që besojnë në Të, dyert e Mbretërisë së Zotit", tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Aleksandra Karamihaleva - teologe, autore e letërsisë ortodokse dhe kryeredaktore e "Gazetës së Kishës" të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare.

Aleksandra Karamihaleva

“Mendova për këto fjalë të Zotit dhe prandaj sa i njohim ne vetë vizitat e Zotit në jetën tonë, sa themi për to “Lavdi Zotit” dhe sa mirënjohës jemi për to? Dhe vizitat e Zotit janë të gjitha rastet kur ne takojmë një person me nevojat e tij në rrugën e jetës sonë. Vizitat e Zotit janë gjithashtu të gjitha sëmundjet, pikëllimet dhe privimet, sigurisht. Të gjitha sprovat që Zoti i lejon në jetën tonë nuk janë për të na ndëshkuar, por për të parë vetë, se cilat janë dobësitë në shpirtin tonë, për të parë në vetvete të gjitha mbetjet e mungesës së besimit, mungesës së durimit, zilisë, lidhjes ndaj të mirave materiale dhe për t'i hequr qafe me kohë. Dhe mjerë ne nëse nuk i vërejmë këto vizita të Zotit dhe nuk u përgjigjemi siç duhet, si dhe për të gjitha gjërat e mrekullueshme që Zoti dërgon çdo ditë në jetën tonë. Të gjitha qetësimet, të gjitha gëzimet që Ai na jep janë edhe vizita të Zotit, të cilave duhet t'u përgjigjemi me "Lavdi Zotit", të lavdërojmë Zotin për to dhe të jemi mirënjohës. Përndryshe, kam frikë se na pret ajo që ka ndodhur në Jerusalemin dhe qytetarët e tij.”

Prandaj, mesazhi i kësaj feste të ndritur të krishterë është që kur të marrim lastarët e bekuara të shelgut nga kisha, që simbolizojnë gjethet e palmës me të cilat u prit Jezus Krishti në Jerusalem, të dimë se çfarë po festojmë dhe kë po lavdërojmë, kujton teologia Aleksandra Karamihaleva:

“Nuk jam me të vërtetë e sigurt nëse e kuptojmë se sot kremtojmë Zotin Jezu Krisht, i cili një ditë para se të hynte në Jerusalem ringjalli Llazarin e vdekur prej katër ditë. E ktheu në jetë për t'i shërbyer Perëndisë për shumë vite të tjera. Ne kremtojmë Krishtin, i cili me Kryqëzimin dhe Ringjalljen e tij zbret në ferr, hap dyert dhe nxjerr prej andej të drejtët e Testamentit të Vjetër, të gjithë të pëlqyerit e Zotit, që jetuan deri në Lindjen e Krishtit, deri në lindjen e Tij në mish, vdekjen në kryq dhe Ringjalljen. Me jetën e Tij në mish, Zoti Jezu Krisht mundi vdekjen. Ai na hap përsëri dyert e Mbretërisë së Zotit dhe këtë herë është i hapur për secilin prej nesh, derisa të dimë vërtet nëse kjo është pikërisht ajo që ne besojmë dhe nëse besimi ynë është i tillë që të transformojë gjithë jetën tonë. Qoftë besimi ynë i tillë që çdo vendim që marrim, çdo veprim që bëjmë, çdo mendimi ynë, madje, të na afrojë edhe një hap më afër asaj që duhet të jemi, për të qenë si perëndi, për t'iu afruar më shumë Mbretërisë së Perëndisë dhe Drejtësisë së Zotit."


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bg-patriarshia.bg, arkiv personal, BТА




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD