Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe 7 të tjerë nga i njëjti grup votuan "kundër".
Me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Energjinë,Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit po vazhdon të vendosë kuota ndaj termocentraleve shtetërore për energjinë elektrike të prodhuar për tregun e rregulluar dhe Kompania Elektrike Kombëtare ruan statusin e saj si furnizues publik për familjet deri më 1 korrik 2025 me çmime të përcaktuara nga rregullatori. .
Më herët gjatë ditës së sotme, deputetët obliguan qeverinë që të ndajë 250 milionë leva në vit deri në vitin 2028, përfshirë edhe për bonifikimin e tokave të ndërmarrjeve shtetërore për nxjerrjen e qymyrit “Mini Marica Iztok”.
Sot në Sofje u mbajt një protestë e gjerë e minatorëve me kërkesë për shtyrjen e liberalizimit dhe ruajtjen e vendeve të punës.
Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me..
Propozova që përditësimi i pensioneve nga 1 korriku të jetë 11%, Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve votoi propozimin tim. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Ai theksoi se vetëm Shoqata e..
Uashingtoni i bëri thirrje Shkupit për përpjekje dhe reforma të vazhdueshme për të arritur përparim në pranimin në BE. “Ne inkurajojmë vazhdimin e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili është i rrënjosur në një përkushtim të..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..