Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me dokumentacionin teknik, njoftoi Kompania Kombëtare Elektrike. Vizita është në lidhje me një vendim të Kuvendit Popullor të korrikut 2023 për negociatat për shitjen e mundshme të pajisjeve për projektin e ndërprerë për termocentralin e dytë bullgar - në Belene, për rreth 1.2 miliardë leva (600 milion euro). Ukraina shpreson të arrijë marrëveshjen për reaktorët nga termocentrali bërthamor Belene në qershor dhe t'i përdorë ato në termocentralin bërthamor Hmelnicka si pjesë e përpjekjeve të saj për të kompensuar humbjet pasi centrali i saj më i madh bërthamor në Zaporizhie, është nën kontrollin rus.
Vetëm 18% e bullgarëve besojnë se gjendja ekonomike e vendit do të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm. Sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia Sociologjike "Trend", gjatë periudhës 13–20 shtator, përmes intervistës së drejtpërdrejtë të..
GERB-SDS ruajnë epërsinë e tyre në rast të zgjedhjeve të reja parlamentare me 26.4%, sipas rezultateve të një sondazhi të Agjencisë Sociologjike "Trend". Anketa u krye me porosi të gazetës "24 Çasa", përmes intervistës së drejtpërdrejtë të..
Qeveria bullgare po shqyrton vendosjen e reaktorëve të vegjël modularë në vendin tonë. Kjo u bë e qartë pas takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov në Nju Jork me drejtorin kryesor korporativ të General Electric Vernova, Roger Martella. Po..
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes,..
Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth..