Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Foto: BGNES

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por gjithmonë të shtunën para Javës së Shenjtë. Kjo ditë mban emrin e Llazarit, mbi të cilin Krishti bëri mrekullinë e ringjalljes dhe u shfaq qartë si Zot i jetës dhe i vdekjes. Tradita më karakteristike bullgare e kësaj dite quhet llazaruvane.

Që herët në mëngjes, gratë e reja ose të ashtuquajturat Gratë llazarki, të veshura me kostume popullore shumëngjyrëshe, mbledhin lule për të thurur kurora për të nesërmen - të Dielën e Palmave. Vajzat shkojnë nëpër fshat shtëpi më shtëpi, këndojnë këngë karakteristike për këtë festë dhe bekojnë bujqit për shëndet, lumturi dhe begati, të cilët më pas u japin dhurata të vogla. Të parët tanë besonin se një vajzë që nuk kishte marrë pjesë në traditën llazaruvane nuk mund të martohej, kështu që ishte e domosdoshme që çdo vajzë në fshat të bëhej pjesë e kësaj tradite. Në këtë ditë, ishte zakon që djemtë të kërkonin dorën e të dashurës.


Dita e Shën Llazarit edhe sot e kësaj dite sjell një humor pranveror dhe pritet me padurim si nga pjesëmarrëset ashtu edhe nga banorët dhe mysafirët e fshatrave dhe qyteteve.

Shihni më shumë për këtë festë bullgare me plot ngjyra dhe me diell në botimet nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Foto: BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD