Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeria britanike The Wilson prezanton një koleksion pikturash të një emigranti bullgar

Foto: „Bullgarët në Londër“

Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo Picasso, Duncan Grant dhe emra të tjerë të mëdhenj të artit figurativ, raporton gazeta Dnevnik.

Koleksioni i çmuar i artit është në pronësi të bullgarit Matej Radev. Në vitin 1950, bashkatdhetari ynë u largua nga regjimi totalitar në Bullgari dhe pas një udhëtimi të rrezikshëm, u vendos në Londër, ku punoi si sanitar në një spital. Aty Matej u takua me kirurgun dhe aktivistin për të drejtat e homoseksualëve, Patrick Trevor-Roper, i cili e prezantoi bullgarin në shoqërinë e lartë angleze.
Vepër nga Picasso
Me ndihmën e kirurgut britanik Matej Radev u punësua në Galerinë Robert Wellington. Atje mësoi të bënte korniza pikturash dhe u njoh me disa nga artistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Ajo që dihet sot për koleksionin Radev është se ai u krijua nga koleksionistët dhe kritikët britanikë Eddy Sackville-West dhe Eardley Knollys. Në vitin 1991 Knollys ia la trashëgim Radevit, i cili e pasuroi dhe në një moment numri i pikturave arriti 800.
Galeria The Wilson në qytetin Cheltenham
Pas vdekjes së Matej Radevit në vitin 2009, koleksioni i tij u prezantua në galeri të ndryshme britanike. Pikturat që ishin në pronësi të tij janë aktualisht të ekspozuara në Galerinë The Wilson në Cheltenham, ku mund të shihen deri në fillim të shtatorit 2024.

Fotot: “Bullgarët në Londër”, BTA

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të tretë – Festivali i Letërsisë Bullgare në Hamburg

Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..

botuar më 25-06-14 9.05.PD

Hapësirat urbane në Plovdiv bëhen një skenë me projektin "Lumi i Arteve"

Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit.  Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..

botuar më 25-06-13 2.10.MD

Falenderime për Donvena Pandurskin, në Gjermani shqiptojnë shumë mirë emrin Stara Zagora

Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..

botuar më 25-06-11 7.00.MD