Një seri shpërthimesh dhe helmimesh në Evropë - përfshirë në Bullgari të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev - të organizuara nga njësia 29155 e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së ushtrisë ruse, janë koordinuar nga Nikollaj dhe Elena Shaposhnikov, konstatoi një hetim i grupit “The Insider” me pjesëmarrjen e Hristo Grozevit dhe me partneritetin e botimit grek Inside Story. Familja e spiunëve rusë me nënshtetësi çeke ka banuar për 10 vjet në vilën “Elena” në Halkidiki. Vetë Gebrev i tha ”Insiderit” se Shaposhnikovët e kanë takuar atë në vitin 2012 dhe kanë kërkuar në mënyrë aktive komunikim, megjithëse nuk kanë pasur asnjë biznes të përbashkët. Elena Shaposhnikova ka lindur në kohën sovjetike në Kiev. Për punën e saj, Presidenti Vladimir Putin i ka dhënë asaj titullin "Hero i Rusisë". Familja Shaposhnikov ka blerë biletat e avionit dhe i ka strehuar atentatorët rusë në Çeki dhe Bullgari. Të dy janë marrë në pyetje nga hetuesit bullgarë dhe grekë, shkruan “The Insider”.
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..