Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një koncert 9-orësh "Rok për punën". Këtë vit marshimi zhvillohet nën moton: “Punë, paga dhe siguri!”. Bullgaria ende nuk mund të përballet me pabarazinë në të ardhura dhe fenomenin e “të varfërve që punojnë”, theksoi në një urim me rastin e 1 Majit kryetari i sindikatës tjetër të madhe në vendin tonë – Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Pllamen Dimitrov. Sipas të dhënave të fundit, “të varfrit që punojnë” në Bullgari janë 11.7 për ind e të punësuarve.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..