Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm, sigurojnë peshkatarët me përvojë. Sipas tyre, nuk ka asnjë rast që një person të jetë sulmuar nga një peshkaqen i Detit të Zi, i cili ushqehet kryesisht me gaforre dhe peshq të vegjël. Peshkaqenët e Detit të Zi jetojnë afërsisht 40-50 metra larg bregut, por nuk është e pazakontë që ata ta arrijnë atë. “Ka mundësi që peshkaqeni të ishte duke ndjekur një peshk dhe nuk e kishte kuptuar që kishte arritur në breg”, komentojnë peshkatarët për BNT.
Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev uroi presidentin e ardhshëm të Rumanisë, Nikusor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me mbi 53% të votave. “Pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej marrëdhëniet e..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në shumë qytete të rajonit. Grupe të vogla mobile mbështetësish të partive parlamentare që duan një..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..