Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

Foto: arkiv

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që lidh biznesin me personelin, raportoi televizioni bTV.

Sipas punonjësve të anketuar, përfitimet sociale, ditët shtesë të pushimit me pagesë dhe programet e trajnimit dhe kualifikimit janë gjithashtu të rëndësishme për tërheqjen e punonjësve. Gjithnjë e më shumë punëdhënës besojnë se ka personel të kualifikuar për pozicionet e tyre, në ndryshim nga fundi i vitit 2022, kur vetëm 34% e bizneseve janë përgjigjur pozitivisht në të njëjtin anketë. “Uria” më e madhe për personel cilësor është në sektorin e IT – 48%, sipas hulumtimit. Më pas vijojnë “Kontabiliteti, financat dhe auditimi” (26%), “Inxhinieria dhe teknika” (20%), “Shërbimi ndaj klientëve” (19%), “Aktivitetet administrative” (18%).

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD