Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën.
I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të hapur përsëri dyert e parajsës. Kjo do të ndodhë të dielën e quajtur me emrin më të shkurtër - Pashkë.
Të Shtunën e Madhe shërbesa e kishës fillon herët në mëngjes dhe vazhdon deri në fund të ditës. Kështu, këngët e së shtunës së fundit bashkohen me këngët e Pashkëve dhe përfundojnë me tingujt e solemnitetit "Krishti u ringjall!"
Shërbesa e Pashkëve në tempullin-monument “Shën Aleksandër Nevski” do të kremtohet nga kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse Bullgare – Mitropoliti i Vracës Grigorij, për shkak të vdekjes së Patriarkut Neofit.
Për shërbesat do të përdoret zjarri i bekuar, i cili u soll vitin e kaluar nga Jeruzalemi.
E Shtuna e Madhe është gjithashtu dita e fundit në të cilën mund të lyhen vezët për Pashkët.Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..