Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Mitropoliti Grigorij: "Sot, lutja jonë është të rivendosim lidhjet e humbura midis popujve dhe të mbretërojë paqja në botë"

Foto: BTA

Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij, shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe i dha një bekim popullit bullgar.

"Krishti u ringjall! Duke e festuar këtë festë të festimeve me një ndjenjë të veçantë shpirtërore, kujtojmë veprën shëlbuese të Shpëtimtarit të botës - vuajtjen e tij në kryq dhe ringjalljen e ndritshme. Pashka është vetë thelbi i krishterimit. Kjo është fitorja që na e ka dhuruar Zoti”, u tha ai besimtarëve, të cilët natën e Pashkëve morën një pjesë të zjarrit të bekuar në shtëpitë e tyre.

Për shkak të situatës së tensionuar në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi për të mos udhëtuar në Jerusalem për transferimin e Zjarrit të Bekuar këtë vit, por ai ruhet nga viti i kaluar në shumë vende në Bullgari dhe u përdor për shërbimin e Pashkëve.

Në mesazhin e Pashkëve, Mitropoliti Grigorij theksoi se në këto ditë të ndritshme jemi thirrur të ndajmë gëzimin me familjen, miqtë dhe mbi të gjitha me ata vëllezër e motra që janë në nevojë, duke treguar dashuri dhe bamirësi.

“Sot, lutja jonë drejtuar Zotit dhe Shpëtimtarit të Ngjallur është që të rivendosen lidhjet e humbura midis popujve dhe të mbretërojë edhe një herë dashuria vëllazërore, paqja botërore dhe vullneti i mirë mes njerëzve. Tani më shumë se kurrë ne kemi nevojë të jemi paqebërës dhe të tregojmë dashurinë tonë për fqinjin tonë”, shtoi ai.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova gjatë inaugurimit të monumentit të Vasil Levski në Taraklia në vitin 2023

Nënpresidentja Ilijana Jotova është te bullgarët në Moldavi

Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ndodhet për vizitë në qytetin Taraklia, Moldavi, më 19 dhe 20 shtator. Sot, ajo është e ftuar zyrtare në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit të esesë për nxënës dhe studentë..

botuar më 25-09-19 4.54.MD

Kryeministri dekoroi nxënësit bullgarë që fituan medalje në olimpiadat e shkencave natyrore

Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe premtuese. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, kur u dorëzoi çmimet nxënësve bullgarë që..

botuar më 25-09-19 11.59.PD

NEET në Bullgari – pse gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të mos punojnë dhe të mos studiojnë

Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e..

botuar më 25-09-18 7.55.MD